Site icon Telegrafi

MSH: Institucionet shëndetësore para se të kryejnë furnizime publike të konsultohen me Ministrinë

Ministria e Shëndetësisë, me qëllim tı kontrollit më të mirë dhe më të saktë në shpenzimet dhe furnizimet publike të institucioneve publike shëndetësore, me shkrim i ka informuar të gjitha institucionet publike shëndetësore se për të gjitha furnizimet publike të parapara në planin vjetor për furnizime publike, ndërkaq të cilat ende nuk kanë filluar, nevojitet të kërkojnë mendim ekspertësh nga Ministria para se të fillojnë me furnizimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Shëndetësisë, theksojnë, kjo nuk ka të bëjë me furnizimet të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e rrjedhës normale.

Ministri, Arben Taravari, siç thuhet në kumtesën e MSH-së, thekson se, qëllimi i këtij njoftimi drejtuar institucioneve publike shëndetësore është që të parandalohet shpenzimi joracional dhe i paarsyeshëm i mjeteve buxhetore me të cilat disponojnë institucionet, njofton AIM.

Ai ndër të tjera ka theksuar se, përkatësisht këto mjete, sistematikisht të shfrytëzohen në interes të pacientëve. /Telegrafi/

Exit mobile version