Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 dhe caktimi i termineve do të vazhdojë të bëhet ekskluzivisht përmes platformës eKosova.
Për grupet prioritare të fazës së dytë të vaksinimit sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 që janë personat e moshës mbi 65 vjeç, personat më sëmundje kronike pa dallim moshe, profesionistët shëndetësor, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë është e inkurajuar nga interesimi i madh i qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19, ndërkohë që kërkon mirëkuptim për shkak se shumica e termineve për vaksinim janë përmbushur deri me datën 29 qershor përmes platformës eKosova për kategoritë e lartpërmendura.
MSh u bën thirrje kategorive të fazës II që nuk ja kanë dalë ende të kryejnë aplikimin dhe caktimin e terminit që ta bëjnë këtë kohe pas kohe, derisa në njoftimet në ditët në vijim do të informohen edhe kategoritë e tjera se kur do të mund ta bëjnë aplikimin për caktim të terminëve.
Për të lehtësuar aplikimin për caktim të terminit gjeni në vijim edhe VIDEO UDHËZUESIT:
1.Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë:
2.Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19:
Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje sërish qytetarëve që në qendrat e vaksinimit të paraqiten vetëm pasi të kenë marrë thirrjen apo njoftimin për vaksinim, sipas termineve të përcaktuara përmes platformës eKosova. (https://ekosova.rks-gov.net/)
Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëvë që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit në koumunën e tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket:
Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit osë ndonjë dokumenti valid;
Të sëmurët kronikë pa dallim moshe- përmes dëshmive shëndetësore;
Forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë së Kosovës);
Personeli shëndetësor dhe mësimdhënësit-përmes kartës (ID) të punës ose dokumenti tjetër që konfirmon se punojnë në kata dy sektorë.
Nëse të njëjtit nuk i paraqesin këto dokumente/dëshmi në qendrat e vaksinimit, nuk do të vaksinohen.
MSh u bën thirrje sërish qytetarëve që të shfrytëzojnë platformën eKosova për të aplikuar për marrje të vaksinës kundër COVID-19 dhe të ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me vaksinimin si proces.
Në vijim, hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:
Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).
I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19
Hapi 1: Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.
Hapi 2: Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.
Hapi 3: Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.
Hapi 4: Vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike. Zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.
Hapi 5: Shtypni butonin “Ndaj terminin”.