Site icon Telegrafi

MSh hap konkurs për pranimin e 42 mjekëve të përgjithshëm

Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka hapur konkurs për pranimin e 42 mjekëve të përgjithshëm në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në disa komuna.

Paga mujore siç ka njoftuar MSh do të jetë 610 euro.

E të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Ndërsa konkursi do të jetë i hapur deri më 11 janar.

Exit mobile version