Site icon Telegrafi

MSH: Emërohen drejtorë të rinj në katër klinika universitare

Drejtorë të rinj janë emëruar në klinikat universitare të Nefrorgjisë, Toksikologjisë, Kardiologjisë dhe Sëmundjeve të Syve, informoi Ministria e Shëndetësisë-Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për drejtor të ri të Klinikës Universitare të Nefrologjisë është emëruar dr. Irena Bushletiq, dr Niko Beqarovski është drejtor i ri i Klinikës Universitare të Toksikologjisë, dr. Bekim Pocesta drejtor i Klinikës Universitare të Kardiologjisë, ndërsa dr. Bekim Tateshi drejtor i Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Syve, njofton AIM.

Njëkohësisht, janë shkarkuar drejtorët ekonomik të Qendrës Klinike Universitare të Stomatologjisë, Klinikës Universitare të Toksikologjisë dhe Klinikës Universitare të Sëmundjeve të syve. /Telegrafi/

Exit mobile version