Telegrafi

MSH dhe PH afirmojnë bashkëpunimin

Me këtë Memorandum bashkëpunimi, MSH dhe PH janë pajtuar që të ofrojnë transportin dhe shërbimet e asistencës humanitare në formë të dhurimit të donacioneve farmaceutike dhe pajisjeve medicinale për shëndetësinë kosovare.

Pas takimit me ministrin, përfaqësuesit e “Project Hope”, të kryesuar nga drejtori i Programeve të Projektit, Scott Crawford, kanë biseduar me anëtarë të kabinetit të ministrit Bukoshi dhe përfaqësues të departamenteve të tjera për mënyrat e realizimit të marrëveshjes midis MSH-së dhe PH-së. /Telegrafi/