Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID-19.
Nga kjo ministri përmes një postimi në Facebook kanë thënë se doza përforcuese e rrit mbrojtjen ndaj varianteve të tjera të coronavrusit.
“Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19. Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës. Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen”, thuhet në thirrjen e MSH-së. /Telegrafi/