Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se ka kryer kontrolle për të gjithë udhëtarët të cilët kanë qenë në aeroplanin për në Finlandë.
Nga MSH thonë se asnjëri prej tyre nuk është i regjistruar në bazën e rasteve pozitive me COVID-19 në Maqedoni, që do të thotë se nuk kanë pasur vendim për izolimin e tyre si raste pozitive nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.
Ndryshe, sot në mëngjes u raportuar se në një aeroplan pasagjerësh që udhëtoi nga Shkupi për në Finlandë, 24 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Ndërsa më pas MSH raportoi se vetëm 2 nga gjithsej 157 udhëtarët kanë qenë me pasaportë të Maqedonisë, kurse shumica me pasaportë kosovare./Telegrafi/