Site icon Telegrafi

​MSh aprovon dozën e tretë të vaksinës antiCOVID për grup-moshën 12+

Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka aprovuar dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare, për personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

“Deri tani vaksinimi me dozën e tretë ka qenë i lejuar për personat e moshës mbi 18+, derisa grupmosha 12-17 vjeç ka mundur të vaksinohet vetëm me dozën e parë dhe të dytë”, thuhet në njoftim.

Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa asnjë rezervë, sepse ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, ndërsa vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version