Mbi 11 milionë euro të hyra më pak në arkën e shtetit, që prej fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Kjo ndodh si pasojë e heqjes së tatimit doganor dhe reduktimit të tatimit doganor, për disa produkte të tjera të cilat importohen nga Bashkimi Evropian.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje iu mundëson prodhuesve Kosovarë një treg më të gjerë, siç është tregu i Bashkimit Evropian , mirëpo njohës të ekonomisë thonë se Kosova – si në rastin e nënshkrimit te CEFT-s si në rastin e MSA-së – nuk ka qenë palë e barabartë pasi prodhuesit në vend ende ballafaqohen me barriera të mëdha gjë që e bënë të pa mundur konkurrimin e tyre me firmat e Unionit Evropian. /Tribuna Channel/