Site icon Telegrafi

MSA, treg prej 500 milionë konsumatorëve për bizneset kosovare

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me mbështetjen e UNDP-së organizoi sot punëtori, ku u prezantuan mundësitë e mbështetjes institucionale për bizneset dhe kërkesat e tregut të BE-së për eksport, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Zëvendësministri i MTI-së, Avni Kastrati tha se MSA është një favor i madh dhe një obligim i madh për Kosovën, meqë do të ketë qasje në një treg të BE prej 500 milionë konsumatorëve, dhe sipas tij, qasja e bizneseve kosovare me produktet e tyre duhet të jetë me cilësi të lartë.

Ndërsa, eksperti i UNDP-së Marjan Kavran prezantoi kërkesat e tregut të BE-së dhe theksoi se Kosova do të ballafaqohet me sfida të ndryshme për të plasuar produktet në tregjet e BE,

Kavran e tha këtë duke pasur parasysh se tregu i BE-së është i madh dhe kërkon produkte cilësore. Ai tha se për këtë gjë duhet të jenë të vetëdijshme bizneset kosovare. /Telegrafi/

Exit mobile version