Site icon Telegrafi

MSA nuk zbatohet pa definimin e pronave (Video)

Kosova, të paktën brenda pesë vjetëve të ardhshëm duhet të kryejë procesin e definimit të pronave. Në të kundërtën, Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian nuk do të gjejë zbatim të plotë, raporton KTV.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Kosova duhet të zgjedhë problemin me të drejtat pronësore, në mënyrë që kompanitë e BE-së të mund të investojnë në vend.

Për të ndryshuar situatën në këtë fushë, Kosova qysh nga viti i kaluar ka filluar hartimin e Strategjisë Kombëtare për të drejtat pronësore.

Sipas Lulzim Beqirit, nga Departamenti për Integrim Evropian në Ministrinë e Drejtësisë, MSA-ja parasheh disa masa që kërkojnë ndryshimin e ligjeve që rregullojnë të drejtat pronësore.

Se Kosova qëndron keq sa u përket të drejtave pronësore, thotë edhe përfaqësues nga USAID-i.

Exit mobile version