Marrëveshja për Stabilizim-Asocimin (MSA) pritet të hyjë në fuqi nga viti 2016, me ç’rast Kosova do të ketë edhe impaktet ekonomike pozitive dhe negative.
Një pjesë e të hyrave nga Dogana e Kosovës pritet të zvogëlohen, ngase të gjitha produktet industriale dhe bujqësore që eksportohen nga BE-ja, do të hyjnë në Kosovë pa asnjë tarifë doganore, shkruan Zëri.
Në Doganën e Kosovës kanë bërë të ditur se nga taksat doganore të hyrat vjetore të produkteve që hyjnë në Kosovë e që për origjinë kanë vendet e BE-së janë rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/