Telegrafi

MRI, metoda me mirë për zbulimin e kancerit të prostatës

Një studim i ri, sipas VOA, tregon se mjekët tani mund të kenë një mënyrë më të besueshme për të diagnostikuar kancerin e prostatës për pacientët me rrezik të lartë.

Një studim i kohëve të fundit tregon se nëse të afërmit kanë qenë diagnostikuar me kancer të prostatës, rreziku i prekjes prej tij mund të jetë deri në tre herë më i lartë.

Ndryshe nga kanceri i gjirit, i cili mund të gjendet me mamografi, kanceri i prostatës zakonisht nuk diagnostikohet me imazhe të tilla. Në një biopsi standarde, mjekët marrin mostrat e indeve ndërkohë që përdorin ultratinguj për të ndihmuar në diagnostikim.

Mjekët Minhaj Siddiqui dhe Peter Pinto shpjegojnë pse ultratingulli nuk është i përsosur.

"Ultratingulli siguron se gjilpëra të godasë prostatën, por ne nuk përdorim ultratinguj për të drejtuar gjilpërat në vendin e tumorit. Ne rastësisht përpiqemi për të marrë mostra të prostatës me shpresën për të gjetur kancerin."

"Biopsitë të udhëzuara me MRI zbuluan 30 për qind të rasteve të kancerit të prostatës në krahasim me biopsitë tradicionale ."

MRI (rezonanca magnetike) mundëson mjekët për të parë zonat e dyshimta që ata duan të kryejnë biopsi.

"Përfitimi është që ne të maksimizojmë aftësinë tonë për të zbuluar e kanceret me rrezik të lartë dhe të shmangim dëmin e kancerit."

Dr. Siddiqui planifikon prova të tjera klinike, por rezultatet e këtij studimi paraprak janë premtues. /Telegrafi/