Site icon Telegrafi

Mrekullitë e parajsës në Zelandën e Re, Vesa Luma thotë se kjo është arsyeja pse zgjodhi të jetojë në vendin e largët

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja shqiptare Vesa Luma, ka tash e sa vjet që është shpërngulur në Oqeaninë e largët.

Ajo zgjodhi Zelandën e Re si vendbanim të përhershëm, së bashku me bashkëshortin, reperin Big Basta, dhe djalin e tyre të vogël, Lianin.

Duke u larguar nga jeta artistike në Kosovë drejt kontinentit të largët, Vesa shpesh është përballur me pyetjen se pse zgjodhi të largohej për atje.

Lexo po ashtu Vesa Luma modifikon veshjen e njohur shqiptare në fotografitë e reja, ndërsa shkëlqen me dukjen

Megjithatë, duket se përveç kushteve për një jetesë më të mira, duket se Luma ka edhe një tjetër përgjigje.

Bëhet fjalë për mrekullitë e parajsës që të ofron Zelanda e Re, që shquhet si një prej vendeve më të bukura në botë.

Ajo ka publikuar së fundmi për fansat e saj në TikTok dhe Instagram disa video, ku shihet duke shijuar kënaqësinë një park paqësor së bashku me djalin e saj në Zelandë.

“Kur ata më pyesin se pse zgjodhe Zelandën e Re”, ka shkruar këngëtarja e hitit “Amanet” në mbishkrimin e një prej videove.

Përkundër largësisë, Vesa përndryshe kujdeset që të vizitojë shpesh familjarët e saj në Kosovë dhe Shqipëri. /Telegrafi/

Foto: Vesa Luma/Instagram
Exit mobile version