Telegrafi

Mrekullia vetë: 12-vjeçari e sheh nënën për herë të parë (Video)

Një 12-vjeçar ka arritur të shohë nënën e tij për herë të parë. Kjo, falë disa syzeve të reja elektronike që i mundësuan shikimin.

Bëhet fjalë për Christopher Ward, i cili udhëtoi për në Uashington nga shtëpia e tij në Virxhinia disa javë më parë për të provuar “eSight”.

Kjo e fundit është një pajisje teknologjike e cila i lejon njerëzit me humbje të shikimit që të shohin përsëri, përcjell javanews.

Djali kishte lindur me një hipoplasi në nervin optik, që do të thotë se para se ai të lindte, nervat optike të tij nuk ishin zhvilluar.