Telegrafi

Mrekullia gjermane e quajtur RB Leipzig nuk ndalet, gjashtë pikë larg vendit të dytë (Video)

RB Leipzig ka fituar edhe kundër Freiburg si mysafirë me rezultat të thellë 4-1.

Skuadra nga Gjermania Lindore që është më e urryera në Bundesligë po vazhdon të shkelë çdo kundërshtar.

Festa nuk mungon në fund

Edhe pse e urrejnë kjo nuk është duke iu bërë përshtypje pasi që pas 12 xhirosh nuk e din çfarë është humbja.

Me nëntë fitore dhe tri barazime, RB Leipzig ka 30 pikë, gjashtë më shumë se Bayern që është i dyti.

Naby Keita, Timo Werner (2) dhe Marcel Sabitzer shënuan në këtë ndeshje. /Telegrafi/