Fiorentina ka zyrtarizuar planin për stadiumin e ri nga ku do t’i zhvillojnë ndeshjet në Serie A për sezonin 2021-22.
Ky stadium do të ketë kapacitet prej 40,000 ulëse dhe fusha do të jetë afër nga tifozët vetëm shtatë metra.
Ky stadium do të kushtojë 420 milionë euro dhe projekti do të ketë përpos stadiumit edhe qendër tregtare, restaurante, hotel dhe një linjë transporti.
Stadiumi aktual Artemio Franchi ishte hapur në vitin 1931 dhe kishte pritur dy Kupa të Botës në vitet 1934 dhe 1990.
Fiorentina me planin e stadiumit të ri dhe të ardhurat dëshiron të kthehet në një prej forcave dominonte në Itali.
“Për ne është një ditë historike” , ka thënë pronari i klubit Andrea Della Valle.
“Ku projekt ka filluar para nëntë vitesh. Ky projekt është gjë e mirë për qytetin e Firencës dhe për Italinë, por duhet të kemi durim edhe për katër vite të tjera”.
“Do të më pëlqente ta quaja Renesanca Vjollcë”, ka thënë Della Valle. /Telegrafi/