Site icon Telegrafi

Mrekullia e nëntë radhazi për Chelsean (Video)

Lideri aktual i Ligës Premier, Chelsea, ka vazhduar me fitore këtë edicion në Ligën Premier.

Skuadra e Antonio Contes ka mposhtur West Bromwich Albion me rezultat minimal 1-0 falë një goli nga Diego Costa.

Chelsea kërkonte golin që nga minuta e parë, mirëpo portieri mysafir Foster ishte në ditën e tij më të mirë.

Raste të mira shënimi kishte Eden Hazard dhe Diego Costa në pjesën e parë por që pa arritur ta dërgojnë topin në rrjetë.

Ndërkohë edhe mysafirët u treguan të rrezikshëm në 45 minutat e parë.

Sulmuesi Chris Brunt rrezikoi por pa sukses.

Ndërkohë një goditje e fortë ishte nga gjuajtja e lirë nga David Luiz por pa sukses.

Në pjesën e dytë, Chelsea tregoi se po kërkonte tri pikë dhe arriti të shënoi edhe golin e parë.

Ishte sulmuesi spanjoll, Diego Costa që shënoi në minutën e 76-të pas një depërtimi individual në zonë.

Pas kësaj fitore, Chelsea vazhdon të mbetet lider në Ligën Premier, me 37 pikë të tubuara, tri më pak se Arsenali në pozitën e dytë.

Fitorja ndaj WBA ishte e nënta radhazi në këtë edicion për Chelsean.

Javën tjetër skuadra e Antonio Contes do të përballet në udhëtim me Sunderlandin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gXfFCGS-hDI

Exit mobile version