Kosova e ka barazuar me Danimarkën (2-2) në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shkuar në 11 ndeshje pa humbje, 10 nën drejtimin e trajnerit Bernard Challandes.
Kosova ka filluar t’i marr hapat e saj dhe ka krijuar një ekip të fortë, që tashmë ka edhe mënyrë loje, karakter dhe shënon pothuajse në çdo ndeshje.
Nuk ishte aspak rastësi forma e lartë e Kosovës në Ligën e Kombeve, sepse, në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” kanë ndalur skuadrën e 10 më të mirë në botë sipas renditjes së FIFA-s, Danimarkën.
Madje, “Dardanët” ishin duke fituar 2-1 deri në minutën e fundit, para se Pierre-Emile Hoejbjerg të shënojë për 2-2 në kohën shtesë, që doli të jetë rezultati përfundimtar i kësaj miqësore.
Kjo ishte ndeshja e 11-të pa humbje, e 10-ta nën drejtimin e trajnerit zviceran Bernard Challandes.
Kosova nuk di për humbje, duke marr shtatë fitore dhe tri barazime.
Me Challandes skuadra luan e qetë, e di çfarë do dhe e gatshme të përballet me këdo.
Kosova e Challandes është e gatshme për ndeshjen e së hënës me Bullgarinë, për ta nisur një rrugëtimin ëndrrash drejt Euro 2020./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5xIfnW4NM18