Telegrafi

Mrekulli në Liverpool? Tifozët në karroce me rrota ngritën në këmbë (Video)

Liverpool ka shënuar fitore dramatike kundër Borussia Dortmundit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës.

Megjithëse dhjetë minuta para përfundimit të takimit, Liverpool ishte duke pësuar 3:2, The Reds triumfuan, 4:3.

Goli i fundit erdhi në kohën shtesë dhe kjo ka bërë që tifozët të festojnë si të çmendur, transmeton Telegrafi.

Por, nëse shikoni pamjet që janë shfaqur nga stadiumi Anfield Road, shihen se si disa tifozë në karroce me rrota reaguan pas golit të Dejan Lovrenit.

Liverpool pas hedhjes së shortit në gjysmëfinale do të takohet me Villarealin. /Telegrafi/