Mr. Rex e ka dëshmuar tash e sa kohë se vazhdon të mbetet ndër stilistët më të preferuar nga meshkujt e ekranit.
E kjo pëlqyeshmëri po vërehet edhe nga fakti që shumë prej personazheve po zgjedhin brendin kosovar për dukjen e tyre.
Dy nga konkurrentët e spektaklit “Përputhen” në Shqipëria, ia kanë besuar dukjen stilistit Mr. Rex në një nga paraqitjet e tyre të fundit.
Ata kanë oublikuar në rrjetet sociale fotografi me kostume të stilistit, që u përkasin koleksioneve të tij të suksesshme, siç është ai “Galaxy”.
Përveç meshkujve nga ‘reallity show’, Mr. Rex ka veshur edhe një numër të njohur figurash publike nga fusha e artit, politikës por edhe sportit. /Telegrafi/