Telegrafi

Mr. Rex, stilisti i meshkujve të skenës shqiptare, vjen me “Wedding Code” (Foto)

Stilisti i njohur kosovar Mr. Rex, tash e një kohë njihet si emri i cili ka veshur më së shumti meshkujt e estradës.

Ai këtë herë sjell koleksionin e tij më të ri pranverë/verë 2017, të quajtur “Weddin Code (Kodi i martesës)”.

Ky koleksion përmban veshje solemne për femra dhe meshkuj, të ideuar kryesisht për dasma dhe sidomos çifte të reja.

Ngjyrat që e karakterizojnë më së shumti këtë koleksion janë: rozë e ndezur, nude, beige, ngjyra e dheut, etj.

Tani Mr. Rex ka filluar të merret më intenzivisht edhe me koleksionet e femrave. /Telegrafi/