Telegrafi

Mr. Rex me sfilatë në Francë, shpërblehet edhe me një çmim

Java e Modës në Paris ka mbledhur emrat më të njohur të industrisë së modës dhe artit në përgjithësi.

Pjesë e saj është bërë edhe kreatori i njohur shqiptar, Mr.Rex i cili ka mbajtur një sfilatë dhe gjithashtu është shpërblyer me çmim.

Rexhep Zylfiu paraqiti koleksionin me emrin “Vula” në “Tiffany’s Fashion Week Paris” dhe koleksionin për meshkuj.

Pas sfilatës me krijimet unike dhe elegante, Mr. Rex u shpërblye me çmimin “kreatori më i mirë”.

Lexo po ashtu Stilisti shqiptar Mr. Rex merr pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia

“Ëndrrat bëhen realitet”, ka shkruar stilisti shqiptar pas pranimit të çmimit.

Kujtojmë që së fundmi, kreatori që suksesshëm po depërton në tregun ndërkombëtar mori pjesë edhe në festivalin prestigjioz të filmit në Venecia. /Telegrafi/