Telegrafi

Mr. Rex organizon darkë private me influencuesë dhe modelë të njohur shqiptarë

Stilisti i njohur shqiptar, Mr. Rex, ka realizuar së fundmi një darkë private me të ftuar shumë special.

Ai ka mbledhur në tryezë një sërë modelësh dhe inflkuencues të ndryshëm, të cilët ndër vite janë bashkëpunëtorë të afërt të brendit të tij.

Duke festuar nxjerrjen në treg të koleksionit të tij, mysafirët në këtë mbrëmje ishin të gjithë të veshur me “Mr. Rex”.

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, mund të shihet se si secili dukej më elegant se tjetri në veshjet galmuroze të dizajnuara nga stilisti i njohur.

Mr. Rex tashmë prej vitesh vazhdon të mbetet ndër disenjatorët më në zë të industrisë së modës në Kosovë, dhe jo vetëm. /Telegrafi/