Mr.Rex ka publikuar koleksionin më të ri të veshjeve.
Kjo linjë e re e veshjeve përmban veshje elegante për femra dhe meshkuj dhe kryesisht janë të ideuara për maturantët.
I pari i Mr.Rex, Rexhep Zylfiu për Telegrafin tha se për këtë koleksion u inspirua gjatë qëndrimit të tij në Paris, ku dhe ka blerë të gjitha materialet.
Ndryshe stilisti momentalisht është i angazhuar edhe rreth veshjeve të disa këngëtarëve shqiptarë, të cilët në videoklipet e tyre do të vishen me dizajnet e tij./Telegrafi/