Site icon Telegrafi

Mr. Bean me rol serioz (Foto)

Rowan Atkinson ka treguar anën e tij serioze në serialin e fundit televiziv duke luajtur rolin e një detektivi.

Sipas gazetës Independent, komiku do të luajë rolin e një inspektori francez në “Maigret”, një serial televiziv britanik.

Pritet reagimi i fansave pasi ta shohin në rol serioz.

Roli i ri e rikthen Atkinson në televizion pas një shkëputje të shkurtër, i cili është shumë i ndryshëm nga komiku Mr. Bean, transmeton TCH.

Ndryshimi i papritur i aktorit mund t’i ketë befasuar fansat e tij, të cilët kanë ndjekur hap pas hapi rolet e tij komike.

Megjithatë, aktori mendon se me kalimin e viteve, ai nuk është më i përshtatshëm për këto role dhe se audienca nuk do kënaqej me të siç kënaqej kur ai ishte më i ri.

Exit mobile version