Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoni (MPPS), ka lëshuar një komunikatë në të cilën sqaron se kush është kryetari legjitim i Lidhjes së Sindikatave në Maqedoni (LSM). Nga Ministria njoftojnë se kryetari legjitim i LSM-së është Zhivko Mitrevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në regjistrin e sindikatës si kryetarë i vetëm legjitim i LSM-së është Zhivko Mitrevski dhe përderisa nuk ndryshohet asgjë, ai mbetet kryetari në fuqi. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka rishikuar rastin në lidhje me ndryshimet e kryetarit në LSM. Sipas të dhënave tona është sjellur procedurë jolegjitime për ndryshim të kryetarit Zhivko Mitrevski. Me këtë rast duam të njoftojmë opinionin se kryetari legjitim i LSM-së mbetet Zhivko Mitrevski”, thuhet mes tjerash në njofitmin e Minsitrisë së Punës dhe Politikës Sociale./Telegrafi/