Site icon Telegrafi

MPPS do të kallëzojë penalisht dhe për kundërvajtje persona të përfshirë në rastin e të miturës së keqtrajtuar

Ministria për Punë dhe Politika Sociale (MPPS) njofton opinionin se gjatë inspektimit në Qendrën për kujdes ndaj fëmijëve me probleme edukative-shoqërore, “25 maji”, janë hasur një mori shkeljesh ligjore nga ana e kësaj qendre.

Janë konstatuar shkelje të Ligjit për mbrojtje sociale, Ligjit për familje, aktet nënligjore, të përgjithshme, të veçanta dhe të tjera, në aspekt të procedurës për marrjen e një personi në kujdestari, akomodim të fëmijës në qendrën në fjalë dhe akomodik të fëmijës pa përkujdesje prindërore në familje kujdestare.

Në lidhje me të miturën R.I të keqtrajtuar seksualisht, Qendra e lartëpërmendur ka dhënë leje që ajo të vizitojë prindërit e saj, edhe pse atyre u është marrë e drejta prindërore ndaj tre të miturve, për shkak të keqpërdorimit të vazhdueshëm të obligimit prindëror.

Tashmë është dokumentuar se gjatë qëndrimit te prindërit, R.I është keqtrajtuar dhe është detyruar të bëhet lypsare. Gjithashtu është konstatuar se ajo është dhunuar seksualisht, por kujdestari i saj nuk ka ndërmarrë procedurë për vërtetimin e të njëjtës gjë.

MPPS-ja bën të ditur se pas gjetjeve të deritanishme, do të përgatitë kallëzime penale dhe për kundërvajtje për persona të caktuar përgjegjës dhe profesional, dhe se të gjitha dëshmitë janë dorëzuar në prokurori./Telegrafi/

Exit mobile version