Telegrafi

MPPS sot do të informojë për mundësinë e vendosjes së punës në dy turne në kopshtet publike

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, sot në konferencë për shtyp do të prezantojë informacione për mundësinë e vendosjes së punës në dy turne në kopshtet publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria pas seancës së fundit kumtoi se e shqyrton mundësinë për vendosjen e turnit të dytë në kopshtet publike.

Për këtë qëllim, e angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ta informojë opinionin dhe nga të gjitha palët e prekura, të kërkojë mendim për nevojën nga puna në dy turne të kopshteve. /Telegrafi/