Site icon Telegrafi

MPPS po bën përgatitje për ratifikimin e Konventës së Stambollit

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot do të informojë për përgatitjet për ratifikimin dhe zbatimin e Konventës së Stambollit, për realizimin e politikave dhe praktikave më të mira për eliminimin e dhunës ndaj grave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përkrah ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, në konferencë për shtyp është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari dhe ish-koordinatores së Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuese e programit për zhvillim të OKB-së, Luisa Winnton.

Maqedonia njihet si vend në të cilin ka dhunë të theksuar ndaj grave në mënyra të ndryshme, ndërsa pritet që përmes reatifikimit dhe zbatimit të Konventës së Stambollit dhuna ndaj grave të ulet./Telegrafi/

Exit mobile version