Me rastin e 8 Prillit, Ditës ndërkombëtare të romëve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot organizon ‘Zyra të hapura’ për qytetarët të cilët jetojnë në lagjet rome, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekipet e Qendrave për punë sociale dhe prej qendrave informative rome do të dalin në terrem më lagjet ku jeton komuniteti rom dhe në lagjet ku jetojnë përqindja më e madhe e romëve me qëllim që të japin shërbime në terren. Në këtë mënyrë do të lehtësohet dhe do të zhvillohet qasja e popullatës ruse deri tek shërbimet sociale në nivel lokal, njofton AIM.
MPPS, siç kumtoi, me këtë praktikë planifikon të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/