Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njoftoi se nuk do të ndërtohen banesa dhe kampe për refugjatë, nuk do të jepen shtetësi për refugjatë, e as madje do të aktivizohen disa masa të tjera në këtë drejtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çdo informatë në drejtim të ndryshëm, theksojnë nga MPPS-ja, është gënjeshtër, e pasaktë dhe e pavërtetë.
Nga Ministria njoftojnë se Republika e Maqedonisë është shtet i cili është stacion transit i refugjatëve, dhe në të kaluarën, dhe në krizën e refugjatëve nga viti 2015/16. Si vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, qëndron në kumtesë, vendi ynë do t’u ndihmojë refugjatëve në rrugën e tyre drejt destinacioneve të fundit, në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare dhe Konventës së ratifikuar për të drejtat e refugjatëve nga viti 1994.
“‘Propozim Strategjia për integrim të refugjatëve dhe të huajve 2017-20207’ është vazhdim i një strategjie të njëjtë të këtillë për periudhën 2009-2015, të miratuar nga qeveria paraprake e OBRM-PDUKM-së, njofton AIM.
Dokumenti nuk ka kurrfarë ndikim obligues dhe ata të cilët në të kaluarën e kanë nënshkruar këtë strategji e dinë këtë fakt”, theksojnë nga MPPS-ja dhe i dënojnë dezinformatat dhe përhapjen dedikuese të frikës dhe ksenofobisë tek qytetarët. /Telegrafi/