Nënat që janë në pushim të lehonisë duhet të jenë të qeta – për sa kohë që janë të vendosura masat e përkohshme ata nuk kanë pse të kthehen në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për të siguruar mbrojtje dhe kujdes për fëmijët, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës (“Gazeta Zyrtare e RMV” Nr. 90), e cila parashikon nenin 4 për kompensimin e pagës për mungesë nga puna e punëtorit për shkak të shtatzënisë, lindjes së fëmijës dhe birësimit, që të vazhdojë të paguhet deri në skadimin e masave të përkohshme për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi i coronavirusit COVID-19″, sqarojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Vendimi për kohëzgjatjen dhe përfundimin e masave të përkohshme merret nga Qeveria pas përfundimeve të Shtabit Kryesor të Krizave të Koordinimit, i cili vendos për rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive.
Nënat që janë në pushim të lehonisë tashmë i kanë dërguar një letër Ministrit të Shëndetësisë, MPPS, Komisionit të Sëmundjeve Infektive dhe Qeverisë duke kërkuar që pushimi i lehonisë së tyre të zgjatet deri më 1 shtator të vitit 2020./Telegrafi/