Site icon Telegrafi

MPPS: MPB-ja është njoftuar për rastin e 13 vjeçares së keqtrajtuar

Ministria për Punë dhe Politika Sociale (MPPS) ka reaguar në lidhje me pohimet e Qendrës Evropiane për të drejta të Romëve, për rastin e një të strehuar në Entin për kujdes të fëmijëve me probleme edukative-sociale.

Sipas tyre, rasti abortimit të fëmijës 13-vjeçare nuk ka të bëjë me keqpërdorim seksualisht nga të punësuarit në institucionin “25 maji” ku dhe ka qenë e strehuar, por se është viktimë e tregtisë me njerëz.

MPPS-ja bën të ditur se për rastin e 13-vjeçares R.I e cila këtyre ditëve ka abortuar pasi më parë është përdhunuar, është informuar Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas Shenja, MPPS-ja ka demantuar se prindërve të R.I i është marrë e drejta e prindërit për shkak varfërisë, dhe se arsyet janë keqpërdorimi i fëmijëve./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Exit mobile version