Telegrafi

MPPS: Janë siguruar të gjitha kushtet pë funksionim të pandërprerë të çerdheve në Maqedoni

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka dërguar kumtesë si përgjigje për shkrimin e sotëm të SASHK.

“Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka ndërmarrë masa për tejkalimin e problemeve të trashëguara në Institucionet publike për fëmijë – çerdhet për fëmijë, me çka janë siguruar kushtet për funksionim të pandërprerë dhe kujdes pa pengesa për fëmijët. Informojmë se MPPS tani më bën analizë të detajuar për secilin institucion në veçanti, që gjatë vitit 2018 do të rezultojë me zgjidhje afatgjatë të problemeve kadrovike në çerdhe që ka krijuar Qeveria e kaluar.”, thuhet në kumtesën e MPPS-së.

Lexo po ashtu Punëtorëve në çerdhe, shkolla fillore e të mesme në Maqedoni nuk u vazhdohen kontratat

Nga kjo Ministri poashtu rikujtuan se gjatë 11 viteve të fundit është krijuar mungesë e kuadrit në çerdhe, më shumë se 2.000 persona, por në Buxhetin e viti 2018 janë siguruar mjete për 200 punësime të reja dhe rritje të pagave për rreth 5 për qind./Telegrafi/