Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) informon se ka filluar pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prej atje kumtojnë se ka filluar pagesa e ndihmës sociale në para, kompensimi në para për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër dhe subvencione për energji elektrike për muajin maj të vitit 2017, njofton AIM. /Telegrafi/