Site icon Telegrafi

MPPS: Çerdhet dhe qendrat ditore nuk do të punojnë, gratë shtatëzënë të qëndrojnë në shtëpi

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në përputhje me konkluzionet, masat dhe rekomandimet e Qeverisë, informon opinionin se 14 ditët e ardhshme do të ndërpritet procesi arsimor dhe mësimdhënia në të gjitha çerdhet, qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve, si dhe qendrat e kujdesit ditor në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa punonjësit e këtyre institucioneve do të jenë të lirë nga puna.

Zbatimi i kësaj mase detyron të gjitha institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike të krijuara nga shteti, komunat, ndërmarrjet publike dhe personat e tjerë juridikë të krijuar nga komunat dhe i rekomandohet sektorit privat që një nga prindërit e fëmijëve deri në moshën 10 vjeçare, i cili do të përjashtohet nga detyrimi që të shkojnë në çerdhe ose ta ndjekin mësimin, të lirohen nga detyrimi për të kryer detyrat e punës dhe mungesa e tij gjatë kësaj periudhe të regjistruar si e justifikuar nga punëdhënësi.

Obligohen të gjitha institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike të krijuara nga shteti, që tu rekomandojnë komunave, NP dhe personave juridikë që t’i rekomandojnë sektorin privat që të lirojnë përkohësisht gratë shtatzëna dhe të sëmurët me sëmundje kronike nga puna dhe aktivitetet e punës./Telegrafi/

Exit mobile version