Site icon Telegrafi

MPPS: 20.230 fëmijë kanë marrë shtesa fëmijërore në tre muajt e parë

Në tre muajit e parë nga zbatimi i reformave sociale për shtesat fëmijërore janë paguar 20.230 fëmijë, me çka është për tre herë më shumë se nga e kaluara. Ky numër presim që të ritet, dhe u bëjë thirrje prindërve të cilët të cilët janë shfrytëzues të granteve të të ardhurave minimale, ose kanë paga minimale të aplikojnë në qendrat për punë sociale për shfrytëzimin e kësaj të drejte.

“Me reformat sociale Ministria për Punë dhe Politikë Sociale e ka zgjeruar qasjen në shtesat fëmijërore dhe arsimore për disa kategori të familjeve. Vetëm, përfituesit e mirëqenies sociale, këto dy përfitime tani mund të përdoren nga familjet tre anëtarëshe me të ardhura deri në 11.400 denarë, familje me katër anëtarë me të ardhura deri në 13.800 denarë dhe familje pesë anëtarëshe me të ardhura deri në 15.000 denarë”, thonë nga MPPS.

Nga atj thonë se me reformën sociale, kemi siguruar një shpërndarje më të drejtë të shtesave të fëmijëve, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në uljen e varfërisë, veçanërisht varfërinë e fëmijëve. Në këtë mënyrë, kjo siguron një fillim të barabartë në jetë për të gjithë fëmijët./Telegrafi/

Exit mobile version