Site icon Telegrafi

MPPS: 2.631 persona do të marrin pension social

Që nga fillimi i reformës sociale, deri më tani, 2.631 personave u është dhënë e drejta të përdorin pension social, të parashikuar nga rregullatorja për sigurim social për personat e moshuar.

Siç informojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, pagesa mujore është rreth 6.000 denarë, mjete që kanë siguruar personat mbi 65 vjet të cilët nuk kanë burime tjera të ekzistencës.

Të gjithë personat që janë shtetas të vendit për të paktën 15 vjet dhe nuk marrin pension, përfshirë edhe personat pa ditë pune, kanë të drejtë për pension social.

“Për familjet ku burrat dhe gratë i plotësojnë kushtet për pension social, pagesa mujore përdoret vetëm nga një anëtar, sepse bëhet fjalë për të drejt të mbrojtje sociale dhe nuk është e ndërlidhur me Fondin për Pension”./Telegrafi/

Exit mobile version