Site icon Telegrafi

MPPS: 13 punonjës në çerdhe të infektuar me coronavirus në 24 orët e fundit

Foto Ilustruese

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se në 24 orët e fundit, janë raportuar 13 persona të infektuar me coronavirus në kopshte.

Nga MPPS thonë se fatmirëshisht prej tyre nuk ka asnjë fëmijë.

Nga Ministria shtojnë se në periudhën prej 09.09.2020 deri 17.11.2020 ka pasur gjithsej 300 punëtorë të infektuar me coronavirus, ndërsa 47 fëmijë të cilët kanë qenë të infektuar me coronavirus./Telegrafi/

 

Exit mobile version