Telegrafi

Mposhtni sëmundjen Alzheimer me ushtrime

Ushtrimet e organizuara të cilat janë të dizajnuara për përmirësimin e forcës, fleksibilitetit, lëvizshmërisë dhe koordinimit, mund ta përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të pacientët me sëmundjen Alzheimer (demencën senile).

Personat me këtë sëmundje të cilët i kanë të kufizuara mundësitë fizike, janë shumë pak të aftë për kryerjen e aktiviteteve të përditshme, gjë që ndikon në kualitetin e tyre jetësor.
Shkencëtarët nga Universiteti i Madridit (“Universidad Europa de Madrid”) kanë analizuar ndikimin e ushtrimeve fizike te pacientët me sëmundjen Alzheimer, femra dhe meshkuj me moshë mbi 70 vjeç, brenda 12 javësh. Ushtrimet kanë qenë të thjeshta: nxehje, zgjatje, ecje, lëvizje të nyjave, trajnime me gomë elastike, si edhe trajnime të koordinimit me anë të topit.

Rezultatet kanë treguar përmirësim të dukshim të fuqisë dhe fleksibilitetit, edhe të pjesës së sipërme edhe të pjesës së poshtme të trupit; aftësi të mbajtjes së baraspeshës, aftësi të ecjes më të lehtë dhe qëndrimit në një pozitë. Në këtë mënyrë këta pacientë ka krijuar aftësi për të kryer aktivitetet e përditshme, shkuarjen në tualet, çuarjen nga krevati, mbajtjen e higjienës personale etj.