Mbrëmë është luajtur ndeshja e pestë e finales së serisë së playoff të Konferencës Lindore.
Boston Celtics i duhet edhe vetëm edhe një fitore për të arritur në finalen e madhe të NBA-së.
Keltët arritën të triumfojnë kundër Cleveland Cavaliers me 13 pikë diferencë, ku rezultati në semafor tregonte shifrat 96-83.
Çereku i parë dhe i tretë ishin përcaktues për fitoren e Celtics, basketbollistët e të së cilës shkëlqyen me paraqitjen e tyre.
Jayson Tatum ishte basketbollisti më efikas te bardhegjelbërit me 24 pikë ndërsa Jaylen Brown shtoi 17 sosh.
Megjithëse arriti të regjistroj “double-double” me 26 pikë dhe dhjetë kërcimesh dhe Kevin Love pati 17 sosh, këto nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e Cavaliers.
Theksojmë se skuadra që arrin katër fitore do të sigurojë një biletë për në finalen e madhe, ku i pret fituesi i finales së Konferencës Perëndimore, Golden State Warriors-Houston Rockets.
Ndryshe, takimi i gjashtë dhe ndoshta i fundit mes këtyre dyja ekipet do të zhvillohet më 26 maj (e shtune). /Telegrafi/