Site icon Telegrafi

Mposhti tre herë kampionin e botës në skermë: Festimi i egjiptianit në stilin e Ronaldos ‘pushton’ internetin

Mohamed Elsayed është aktualisht është njëri ndër personat që janë bërë viral në internet.

Serkimsti egjiptian regjistroi fitore në Lojërat Olimpike, derisa mënyra se si festoi, nuk kishte se si të mos bëhej viral.

Esayed që është vetëm 18-vjeçar, zgjodhi të festonte në stilin e Cristiano Ronaldos, duke bërë ‘Siuu’ para tre herë kampionit Yannick Borel.

Borel, i cili fitoi të artën në Olimpiadën e Rios më 2016, mbeti i shokuar teksa pësoi humbje qysh në rrethin e parë.

Kundërshtari i tij tinejxher shfrytëzoi më së miri momentin, duke larguar maskën dhe duke replikuar festën e Ronaldos. /Telegrafi/

Exit mobile version