Real Madridi është vetëm edhe një fitore larg titullit të La Ligës, pas triumfit 2-1 në udhëtim te Granada në kuadër të javës së 36-të.
Pas vetëm dhjetë minutash lojë, Ferland Mendy i kaloi Los Blancost në epërsi me një asistim nga Casemiro.
Kaluan vetëm gjashtë minuta nga goli i parë dhe Karim Benzema u fut në listën e realizatorëve, derisa Luka Modric ishte në rolin e asistuesit.
Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, ndërsa në të dytën u shënuan edhe një tjetër, por nga Granada.
Dukej se lojtarët e Real Madridit në 45 minutëshin e dytë ishin më të qetë dhe kjo për pak sa nuk ju kushtoi.
Granada e ngushtoi epërsinë e madrilenëve në minutën e 50-të në 2-1 me anë të Darëin Machis që u asistua nga Herrera.
Por, kjo ishte e gjitha çfarë vendasit arritën të bënin, shkaku që skuadra e Zinedine Zidanes u tregua e vëmendshme dhe arriti t’i arkëtonte tri pikë.
Pas javës së 36-të, Real Madridi është lider me 83 pikë, katër më shumë se Barcelona në të dytin, gjersa në xhiron e 37-të do të takohen me Villarealin. /Telergafi/
https://www.youtube.com/watch?v=pJ5oQ1_7L_o
https://www.youtube.com/watch?v=qd66QY49tio