Telegrafi

Mposhtet Valencia

Në takimin e zhvilluar në Ono Estadi, vendasit krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, me anë të Gonzalo Castro (6’) dhe Pierre Webo (21’).

Në minutat e para të pjesës së dytë (46’), mysafirët ngushtuan rezultatin, ndërsa realizues ishte Jordi Alba.

Manuel Fernandes rezultoi fatal për Valencian, pasi që shënoi në portën e vet pas një pasimi të Gonzalo Castros (63’).

Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Los Che sërish ngushtuan rezultatin me golin e Pablo Hernandez, mirëpo ky gol nuk mjaftoi për të nxjerrë së paku një pikë, ndërkohë që Manuel Fernandes u përjashtua me karton të kuq (89’).

Pas kësaj fitoreje, Mallorca barazohet me pikë me Sevillan që do të luftojnë deri në fund për pozitën e katërt, ndërsa përkundër humbjes, Valencias nuk i rrezikohet pozita e tretë. /Telegrafi/