Site icon Telegrafi

Mposhtet Muriqi

Elvir Muriqi pësoi humbjen e gjashtë në peshën gjysmë të rëndë të boksit profesionist nga australiani, Blake Caparello. Dueli i zhvilluar në Neë Jersey, sipas vendimit unanim të arbitrave, i takoi Caparellos.

Duelin tre arbitrat rreth ringut e vlerësuan 98-92, 98-92 dhe 100-90 për Caparellon. Ish-trajneri i Muriqit dhe eksperti i boksit në televizionet amrikan, Teddy Atlas tha se 7-vite ndërmjet boksierëve janë të mëdha.

“Muriqi 34-vjeçar ka eksperiencën që nuk e shfrytëzoi, ndërsa Caparello 27-vjeçar freskin ku boksieri kap formën më të mirë deri 30 vjet”, vlerësoi Atlas, transmeton Sporti1.

Caparello tani ka 19 fitore (6 me nokaut) dhe një barazim, ndërsa Muriqi 40 fitore (24 me nokaut) dhe 6 humbje. Kosova Kid, si e ka nofkën Muriqi, e kishte vlerësuar këtë duel si shans të dytë për titull bote, por edhe pse e humbi ai mbetet njëri ndër boksierët më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, pasi që ndryshe nga të tjerët që kanë bërë karrierë në Evropë, ai boksi në SHBA ku konkurrenca është tejet e madhe dhe kishte mjaft suksese. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version