Telegrafi

Mposhtet Liverpooli

Takimi i zhvilluar në DW Stadium përfundoi me rezultat 1-0 në favor të vendasve, ndërsa heroi i ndeshjes ishte Hugo Rodallega, i cili shënoi pas një gabimi të Dirk Kuyt (35’).

Kjo humbje nuk i shërben objektivave të Liverpoolit për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve, pasi që Redsat do të mbeten në pozitën e gjashtë në tabelë. /Telegrafi/