Telegrafi

Mposhtet Juventusi

Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma në Luigi Ferraris, i ka takuar skuadrës gjenovase, e cila fitoi me rezultat 1-0.

Golin me vlerën e tre pikëve e shënoi Antonio Cassano (77’) me një goditje brilante duke mposhtur portierin Chimenti.

Kjo humbje e zhvendos Juventusin në pozitën e gjashtë, ndërsa vendin e pestë ia zë Sampdoria me një pikë më shumë. /Telegrafi/