Site icon Telegrafi

Mposhtet edhe Trepça’89

Gjilanasit shënuan të parët, ndërsa mysafirët barazuan për ta përmbyllur pjesën e parë me rezultat 1-1. Pjesa e dytë ishte vendimtare Drita ia doli të shënojë golin e fitores duke ia shkaktuar humbjen e parë pas dhjetë xhirove Trepçës ’89 . Të kota ishin përpjekjet e mysafirëve në fund për ta barazuar rezultatin që eventualisht ti shpëtojë humbjes së parë në këtë edicion.

Fitore shumë të vështirë shënoi edhe Vëllaznimi që në minutën e 89 shënoi golin e vetëm në takim për ta mposhtur debutuesen Hajvalinë. Gjakovarët i dhanë fund serisë së barazimeve në terrenin e tyre ndërsa mysafirët ishin shumë afër që ta nxjerrin një pikë.

Të hënën në kuadër të kësaj xhiroje zhvillohet ndeshjet e fundit Prishtina – Feronikeli (15:00).

Rezultatet
Drenica – Besa 2-2
Liria – Hysi 1-1
Trepça – Llamkos Kosova 1-0
Drita – Trepça’89 2-1
Vëllaznimi – Hajvalia 1-0

Në tabelën e klasifikimit prin Trepça’89 me 21 pikë para Prishtinës (një ndeshje më pak të zhvilluar) dhe Dritës që kanë tubuar nga 19 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version