Telegrafi

Mposhtet Arsenali

Vendasit kaluan të parët në epërsi, kur pas një goditje të Silvestre Varela, gaboi rëndë portieri Fabianski për t’ia dhuruar një gol skuadrës kundërshtare (11’).

Nga ana tjetër, i kthyeri te Arsenali, Sol Campbell, arriti që me kokë ta mposhtë portierin vendas (18’) për të baraspeshuar ndeshjen, ndërsa me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Është interesante të thuhet se Cambell takimin e fundit në Ligën e Kampionëve e kishte luajtur në finalen e vitit 2006 kundër Barcelonës dhe kishte shënuar edhe në atë ndeshje, të cilën Arsenali e humbi 2-1.

Në pjesën e dytë, lojtarët vendas u treguan mjaft dinakë, dhe Falcao realizoi golin e dytë (51’), i cili rezultoi të ishte goli i fitores, pasi që deri në fund të takimit Topçinjtë nuk arritën të barazojnë shifrat.

Sido që të jetë, ndeshja kthyese do të zhvillohet në Emirates dhe Arsenali do ta ketë mundësinë që ta përmbysë këtë disavantazh. /Telegrafi/